You are here
Home > Kombëtarja > Mbrojtësi i Kombëtares prezantohet në Tiranë: Jam në fundin e karrierës sime!

Mbrojtësi i Kombëtares prezantohet në Tiranë: Jam në fundin e karrierës sime!

Andi Lila është prezantuar gjatë ditës së sotme përpara tifozëve në Tiranë, atje ku bardheblutë po ndeshen me Teutën. Një vendim i stërzgjatur ndërsa në garë për këtë futbollist ishin Kukësi dhe Tirana.

Mbrojtësi i Kombëtares vendosi për kryeqytetasit, ndërsa njoftoi edhe se ishte në momentet e fundit të karrierës. Në intervistën e dhënë për “Supersport”, Lila ka thënë mes të tjerash:

“Sinqerisht jam shumë i emocionuar dhe shumë i gëzuar që u riktheva në shtëpi. Është fundi i karierrës sime dhe dua që të bëjmë dicka të madhe dhe të kthejmë Tiranën atje ku i takon, drejt titullit.

Duhen shumë komponent të bëhen bashkë për të dalë kampion. Tirana ka vite që nuk ka një titull. Duhet që të jemi bashkë, lojtarët, tifozët, drejtuesit dhe mediat duke na mbështetur. Kalova një dëmtim jo të lehtë. Nuk jamë në formë maksimale por po përpiqem.

Gjici? U shpreh në media jo në mënyrën më të mirë dhe e tregoi se çfarë xhentëllmeni është. Nuk dua të prononcohem më tepër për të. Dua t’ja kthej me batutën, “I dyti është i pari i humbësave” dhe ai kështu më duket gjithmonë”, ka thënë Lila. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top