
Empoli ka bërë një sezon në ritme të larta në Serinë B, teksa ka arritur të mbyll historinë e kryesimit të kampionatit përpara kohe.
Tashmë tek ekipi i Empolit janë duke përgatitur projektin për sezonin e ardhshëm, pasi do të jenë pjesë e elitës së futbollit italian. Në këtë ekip gjendet edhe mbrojtësi i Kombëtares, Veseli. Ai ka qenë një nga titullarët e padiskutueshëm të këtij sezoni, duke ndihmuar skuadrën e tij për të arritur këtë sukses.
Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, Veseli do të jetë rinovojë kontratën dhe do të jetë pjesë e Empolit deri në vitin 2022, pasi shihet si një nga futbollistët më premtues në këtë skuadër. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/