You are here
Home > Kombëtarja > Mbrojtësi i Kombëtares kishte të drejtë, gjigandëve rumunë u largohet një formacion në merkato

Mbrojtësi i Kombëtares kishte të drejtë, gjigandëve rumunë u largohet një formacion në merkato

Mbrojtësi i Kombëtares, Naser Aliji zgjodhi të largohej nga Dinamo e Bukureshtit në fundin e sezonit që lamë pas. Megjithëse u rikthye në nivelet më të larta me gjigandët rumunë, Aliji do të shprehej se ky ishte një vendim personal që erdhi pas keqmenaxhimit të situatës që kishte në këtë skuadër.

Shpeshherë kishte edhe kërcënime ku lojtarët duhet të qendronin me ankth për mospagesën, në rast se nuk do të triumfonin gjatë 90 minutave. Në ditën e djeshme është larguar edhe lojtari i 10-të nga Dinamo e Bukureshtit në merkaton e verës.

Pra thuajse një formacion ka ikur brenda një kohe fare të shkurtër, për të provuar gjithë këtë krizë që po kalohet. Më parë do të vendosej edhe largimi i Elvis Kabashit, ndërsa për sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më as trajneri Mircea Rednic. /Shqiperia.ch/

Largimet: “Alexander Christovao, Parfait Mandanda, Simon Zenke, Facundo Mallo, Damien Dussaut, Elvis Kabashi, Rachid Ait-Atmane, Vlad Mutiu, Nasser Aliji

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top