Veseli në balotazh me Paskual për ndeshjen kundër Sasuolos. Pak ditë më parë ishte mborjtësi Paskual i cili pas dëmtimit që pësoi, u zëvendësua nga lotajri i Kombëtares, Frederik Veseli.
Frederiku ka zhvilluar paraqitje të mira me skuadrën e Empolit, teksa në ndeshjen e fundit kundër Lacios, u vlersua me notën mesatare, ndonëse nuk luajti në pozicionin e tij natyral si një mbrojtës qëndre, por luajti si mbrojtës i krahut të majtë. Media italiane bëjnë me dije se numri një i pankinës së së kaltërve është në mëdyshje për krahun e majtë të mbrojtjes të skuadrës që ai drejton.
Mbrojtësi Paskual ishte një lojtar i pa diskutueshëm per Empolin. Pas dëmtimit të tij dhe me paraqitjet e fundit të legjonairt kuqezi që e ka zëvendësuar plotësisht dhe ka bërë që të mos i ndihet mungesa. Kjo gjë ka vënë në mëdyshje trajnerin Andreazzoli.
Sfida e rradhës për Empolin e Veselit, do të luajë ditën e premte në orën 20:30, kundër ekipit të Sasuolos.Deri atëherë mbrojtësi kuqezi ka kohë të mjaftueshme për t’i vërtetuar trajnerit të tij që e meriton vendin e titullarit. /Shqipëria.ch/