You are here
Home > Kombëtarja > Mbrojtës i djathtë, i majtë edhe “sulmues”. Hysaj i bën të gjitha ndaj Torinos

Mbrojtës i djathtë, i majtë edhe “sulmues”. Hysaj i bën të gjitha ndaj Torinos

Shumë kritika, polemika dhe aludime kishte gjatë kohëve të fundit për Elseid Hysajn, por që të gjitha këto mbyllen në ndeshjen ndaj Torinos.

Në mediat italiane, pakkush mendonte se shqiptari do të luante sërish titullar me Napolin. Mbrojtësi shkodran jo vetëm që ishte aty, por duke bërë edhe gjithçka për ekipin e tij. Në krahun e djathtë gjendej Hysaj në fillimin e takimit, ashtu si në të gjitha takimet e mëparshme. Por pas një dëmtimi që pësoi mbrojtësi i majtë i Napolit, Hysaj, do të ndërronte krahë në 10 minutat e fundit.

Një paraqitje më shumë se fantastike e mbrojtësit të Kombëtares, që i ka mbyllur të gjitha kritikat për të, të paktën për një javë. Faktikisht, kritikat më të mëdha për mbrojtësin e Shqipërisë, ishin për fazën sulmuese, me pretendimin se shqiptari nuk ndihmon shumë në këtë fazë.

Shumë përmirësim pati Hysaj ndaj Torinos edhe sa i përket kësaj çështje, pasi shpeshherë kërkonte të shkonte më afër portës së kundërshtarit, duke e tentuar në disa raste, por pa rezultat. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top