You are here
Home > Futboll Bota > Mbreti i merkatos për Shqipërinë! Të gjithë në rresht, Durmishajn e duan edhe jashtë Greqisë

Mbreti i merkatos për Shqipërinë! Të gjithë në rresht, Durmishajn e duan edhe jashtë Greqisë

Fiorin Durmishaj është një prej lojtarëve më në formë të momentit në kampionatin grek. Pak kohë më parë, skuadra e Olimpiakosit konfirmoi interesimin për sulmuesin shqiptar që do të ishte përforcimi i saj i rradhës.

Ditën e sotme nga mediat fqinje është përfolur se transferimi i tij tek gjigandët e kampionatit grek të Olimpiakosit, mund të dështojë. Kjo për shkak se për 22 vjeçarin janë të interesuara skuadra nga gadishulli skandinav. Duket se paraqitjet e tij të mira këtë sezon me klubin e Panioniosit, nuk kanë bërë bujë vetëm në Greqi, por edhe jashtë saj.

Tashmë interesimi për sulmuesin shqiptar duket se është tepër i madh, pasi ka prodhuar një lojë shumë të pëlqyeshme. Mjafton të citojmë që në këtë sezon, Durmishaj  ka luajtur 16 përballje dhe ka mundur të finalizojë plot 6 gola, duke u kthyer në një lojtar të pazëvendësueshëm tek Panioniosi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top