You are here
Home > Futboll Bota > Mbante vënë simbolin në nder të Serbisë dhe qesh në mënyrë ironike, Klop thjeshtë i papërgatitur

Mbante vënë simbolin në nder të Serbisë dhe qesh në mënyrë ironike, Klop thjeshtë i papërgatitur

Jurgen Klop i bëri llogaritë gabim rrugës për në Beograd. E cilësojë si një ndeshje të thjeshtë përballë një skuadre modeste, por nuk rezultojë e tillë. Crevena i dha sinjalet që në në ndeshjen me Napolin në “Rajko Mitić”, pikët e plota vështirë se dalin prej aty.

Padyshim që përballë 51.000 tifozëve presioni ishte i madh, për më tepër koret e fqinjëve që shpesh herë i kalojnë tonet fyese. Gjithsesi Liverpul u tregua i dobët në çdo moment të lojës së tij. Dy gola u dukën si një triumf historik në Beograd, ndërsa në Angli humbja mund të quhet padyshim një turp i vërtetë.

Të paktën në shkallët e stadiumit tifozët e Liverpul  qendruan kokulur përgjatë gjithë kohës, madje dhe nën lot. Përveç Shaqirit, të mos dëshiruar nga Klop për çështje etnike, Liverpul kishte në fushë gjithë organikën e duhur për të fituar.  Klop duhet të gjej vërtet një justifikim bindës për këtë humbje. Ndërsa përpara takimit, trajneri i anglezëve mbante të stampuar në veshjen e tij sportive edhe simbolin e vuajtjes dhe ringjalljes së Serbisë në Luftën e I Botërore, që njëkohësisht ishte e vendosur edhe në fanellat e lojtarëve të Crvena zvezdës.

Në fund, vetë reagimi i tij pas golit të dytë të pësuar tregon gjithçka për atë që kishin menduar dhe gjetën në Beograd, një buzëqeshje ironike dhe shumë të hidhur. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top