You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Mbahemi “peng” nga të huajt, “sëmundja” e Kombëtares gjendet edhe në Superiore

Mbahemi “peng” nga të huajt, “sëmundja” e Kombëtares gjendet edhe në Superiore

Kampionati shqiptar thuajse ka mbyllur fazën e parë të zhvillimit të sfidave. Pas tetë javësh kampionat vëmë re se ka një mungesë të theksuar të lojtarëve shqiptar përsa i përket realizimit të golave.

Jo vetëm Kombëtarja po vuan për një gjë të tillë, por është edhe “Superliga Shqiptare” që mbahet “peng”, nga futbollistët e huaj  për finalizimin e golave. Në 8 ndeshje në tabelën e golashënuesëve të kampionatit shqiptar, renditen thuajse vetëm futbollistë me origjinë të huaj. I vetmi shqiptar që zë vendin e tretë në këtë renditje improvizore, është Jasir Asani. Mesfushori që luan me ekipin e Partizanit ka arritur të shënojë në 8 ndeshje 3 gola, dhe renditet vetëm dy gola pas kryesuesëve

Kohët e fundit italiani që drejton kuqezinjtë, Kristian Panuçi, është kritikuar shpesh herë për mungesën e lojtarëve nga kapionati shqiptar, tek Kombëtarja. Ajo çka shikohet është se për atë lojtar që ka nevojë Panuçi, sulmues, alternativa nuk gjendet as në “Superiore”.  /Shqiperia.ch/

Pjesë të kësaj renditje janë:

Rexhinaldo i Kukësit, me 5 gola të shënuar

Amadu i Teutës, me 5 gola

Asani i Partizanit, me 3 gola

Bushiç i Flamurtarit me 3 gola

Blazhevski i Tiranës, me 3 gola

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top