
Nuk është koha më e mirë e Mërgim Mavrajt. Mbrojtësi shqiptar është dëmtuar gjatë stërvitjes me Ingolstadin, duke përfunduar në operacion.
Një frakturë e marrë në dorë, ka bërë që mjekët të mos shohin një tjetër zgjidhje rreth futbollistit shqiptar, veçse të ndërhynin në mënyrë të menjëhershme. Megjithatë, te klubi i Ingolshtadit janë optimist se mbrojtësi shqiptar do ta kalojë shpejtë këtë gjëndje të vështirë, me operacionin që ka përfunduar me sukses.
Ende asnjë datë publike nuk është bërë për rikthimin e Mavrajt, ndërsa një tatpjetë duket edhe në karrierën e kapitenit tonë, që pasi e dërguan tek të rinjtë e Hamburgut, për të kaluar më pas tek ajo aventurë e dështuar në Greqi, tashmë te Ingolshtadi përfundon menjëherë në bisturi. /Shqiperia.ch/