
Aventura e Mërgim Mavrajt në Greqi me Arisin rezultoi e shkurtër, teksa ende pa nisur mirë, kritika të shumta erdhën në drejtim të tij. Kjo solli edhe largimin e mbrojtësit shqiptar, që iu bashkua Ingolshtadit.
Ambientin më të qetë nuk e ka Migjen Basha, me mesfushorin shqiptar që i duhet të përballe me kritikat e para të vërteta në drejtim të tij. Ajo dalje me karton të kuq në minutën e 11 të takimit me Panionosin ishte një ekzagjerim, të cilin Basha do e vuajë për disa kohë.
Në një intervistë për gazetat greke, do të ishte Pavlos Myfairidis, që më parë ka pasur një funksion drejtues te Arisi që do të shprehet: “Kur nuk është Basha në lojë sipas meje, rezulton më mirë për ekipin. Ne kemi disa lojtarë të tjerë që luajnë mirë në qëndër”, u shpreh Pavlos. /Shqiperia.ch/