You are here
Home > Futboll Bota > Mavraj në “listën e zezë”, kur Cana i paraprinte grekëve: Refuzoj, sepse jam kapiteni i Shqipërisë

Mavraj në “listën e zezë”, kur Cana i paraprinte grekëve: Refuzoj, sepse jam kapiteni i Shqipërisë

Një moment shumë të vështirë kaloj Mërgim Mavraj në kohët e fundit para se të transferohej te Arisi, teksa ka shkuar edhe me të rinjtë Hamburgut, pas përplasjeve që kishte me trajnerin e skuadrës gjermane.

Megjithatë edhe kjo aventurë nuk është se po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa mbrojtësi shqiptar nuk po e tregon ende nivelin e tij. Por në Greqi nuk kanë ndërmend të presin gjatë, sidomos mbrojtësin shqiptar. Sipas atyre që raportojnë mediat greke, Mavraj ndodhet në “listën e zezë”, për t’u larguar në janar megjithëse sapo iu bashkua Arisit.

Për të evituar një situatë të tillë, që deri diku është e kuptueshme, Lorik Cana ka vepruar shumë më ndryshe se para disa vitesh. Ai refuzoi ofertën e Olimpiakosit, duke thënë: “Ndiej konsideratë që vlerësohem nga një klub si ai i juaji, me shumë histori. Por unë jam kapiteni i Shqipërisë, e di që nuk do të jem i mirëpritur nga ambienti i skuadrës”. Pavarësisht momentit të vështirë që ndodhej Cana asokohe te Lacio, zgjedhja që bëri rezultoi e drejtë.

Kjo pasi kapiteni tjetër i Shqipërisë, Mërgim Mavraj po e vuan këtë situatë, ndërsa duhet të paguajë shtrenjtë jo vetëm çdo gabim të tijin, por edhe të shokëve të skuadrës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top