You are here
Home > Kombëtarja > Mavraj i sëmurë nuk e ndihmon dot ekipin, Ingolshtadi “ringjallet” dhe i surprizon të gjithë

Mavraj i sëmurë nuk e ndihmon dot ekipin, Ingolshtadi “ringjallet” dhe i surprizon të gjithë

Kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj, duket se nuk ka gabuar shumë me zgjedhjen duke iu bashkuar skuadrës gjermane të Ingloshdadit, teksa këta të fundit kanë mundur të fitojnë ditën e sotme me rezultatin 2-1. Në këtë fitore Mavraj nuk ishte pjesë e skuadrës së tij të re, ku sipas informacioneve të marra, është larguar nga lista e lojtarëve të grumbulluar vetëm pak para fillimit të takimit.

Kjo gjë për arsyen sepse mbrojtësi 32-vjeçar ishte në gjëndje gripale dhe nuk mundi dot të ishte i pranishëm në fushën e blertë. Mungesa e Mavrajt nuk ka ndikuar shumë në përballjen me Bokumin, nisur nga rezultati i marrë. Nga krahu tjetër Mërgimi ka zhvilluar 3 ndeshje me skuadrën gjermane që kur u transferua, ku në këto pak sfida ka dhuruar një paraqitje tepër të mirë duke marrë edhe shumë komente pozitive nga opinionistët e futbollit gjerman.

Ndonëse ekipi i Ingloshdatit militon në ligën e dytë të Bundesligës gjermane, objektivi kryesor i tyre është që të mbijetojnë në këtë kategori pas një faze të parë tepër zhgenjyese. Me fitoren e sotme ky ekip ka mundur të dalë nga zona e ftohtë e tabelës së renditjes, ku edhe me Mërgimin në rradhët e tyre, po tregon një ekip më të konsoliduar në mbrojtje, fakt ky që mund ta ndihmojë Ingloshdatin për të arritur objektivin e saj./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top