
Mërgim Mavraj është zyrtarizuar te Greuther Furth në merkaton e verës, duke shpëtuar nga ai turpërim i Ingolshtadit, për rënien në Ligën e Tretë. Trajneri i mbrojtësit shqiptar në këtë aventurë të re dhe rikthim të kohës së vjetër, do të jetë ish-shoku i skuadrës, Stefan Leitl.
Me këtë të fundit Mavraj ka luajtur kur ishte pjesë e Darmashtadit, madje njeriu që do e drejtojë tani, më parë mbante edhe shiritin e kapitenit. Steil bëri gjithçka për ta transferuar Mavrajn, pasi i pëlqen loja pozicionale, forca që ka në luftën në ajër, por edhe hapja e lojës. “Steil ka qënë gjithmonë dikush që kërkonte, mishëronte profesionalizëm dhe unë kopjoja shumë prej tij”, ka thënë Mavraj, duke iu rikthyer kohërave të vjetra. /Shqiperia.ch/