
Aris pësoi një humbje të thellë 4-0 ndaj AEK-ut. Mavraj si asnjëherë më parë lujati përkrah në mbrojtje me Bashën, por as kjo dyshe nuk e shmangu goleadën. Ndonëse AEK-u vazhdonte të shënonte, skuadra e Aris nuk u dorëzua deri në vërshëllimën e fundit. Pas ndeshjes Mavraj ka shfryr me të drejtë ndaj lojës dhe së tepërmi ndaj arbitrave. Sipas mbrojtësit shqiptar, në kampionatin grek fubollin e pengojnë shumë gjërat dytësore si arbitrat apo ndërhyrjet e tjera.
Në një prononcim për “sportdog.gr” Mavraj ka theksuar se eksperienca e tij e re në kampionatin grek po kalon mirë ndonëse vjen nga një tjetër kampionat ndërsa nuk ka lënë pa përmendur se Aris është një skuadër me karakter në lojën e saj.
“Në dy pjesë ndahet kjo ndeshje. Besoj se pjesa e parë, shumicën e rasteve, të kohës dhe të qarkullimit të topit e kemi pasur ne. E kemi pasur ndeshjen nën kontroll. Kemi pësuar një gol shumë të pafat, me një top të devijuar, kaloi topi të sulmuesi me një takim dhe aty ishim pak naiv. Besoj që treguam karakter. Shoh që skuadrat e tjera të vogla kur e pësojnë një gol të tillë në minutat e para e humbin vetëbesimin, e humbin shpresën. Kurse ne u përgjigjëm shumë mirë në mënyrën e lojës dhe pastaj dolëm pas pushimit të pjesës së parë me shumë guxim dhe vetëbesim. Goli i dytë na dëshpëroi, por ishte shumë e padrejtë. Kampionatin grek është më ndryshe. E pengojnë shumë gjëra jashtë futbollit, gjëra anësore, si këtë herë që vendosi arbitri, i cili e prishi ndeshjen fare. Janë disa gjëra që të pengojnë herë pas here. Është një kampionat ndryshe, një eksperiencë e re për mua dhe një sfidë shumë e madhe. Në ndeshjet që kam luajtur e kam treguar që e kam pranuar këtë kampionat dhe kam treguar veten dhe atë që di të luaj”, është shprehur Mavraj./Shqiperia.ch