You are here
Home > Kombëtarja > Mavraj flet për herë të parë si lojtar i Arisit: Falë Bashës, e imagjinoj që tani sesi është këtu

Mavraj flet për herë të parë si lojtar i Arisit: Falë Bashës, e imagjinoj që tani sesi është këtu

Mërgim Mavraj është lojtari i Arisit dhe gjithçka është mbyllur. Mbrojtësi i Kombëtares mund të marrë frymë lirisht, pas një periudhe shumë të vështirë të kaluar në sezonin e fundit, ndoshta më të vështirin edhe të karrierës së tij.

Tashmë Mavraj ka folur për herë të parë si futbollisti i Arisit, teksa në një intervistë për mediat greke, është shprehur se e imagjinon që në këtë moment sesi është të luash për këtë ekip, ndërsa thekson faktin se ka mbërritur në Greqi, falë Migjen Bashës.

“Unë jam vërtet shumë i lumtur që gjendem këtu. E gjeta vetveten në fushë dhe mund të them se e shoh që tani sesi do të jetë të jem pjesë e këtij ekipi, përkrah atyre tifozëve.

Basha më tha shumë gjëra të mira që më bindën të vija këtu. Tashmë unë do të flas me shokët e tjerë të skuadrës, trajnerin, për të parë atmosferën në dhomat e zhveshjes. Është një aventurë e re, një sfidën e madhe”, ka thënë Mavraj. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top