Shqipëria ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 në takimin e sotëm miqësor ndaj Uellsit, për të bërë njëfarë autokritike, për të gjitha ato rezultate negative të marra së fundmi.
I kënaqur dhe disi më i çliruar dukej edhe kapiteni i Shqipërisë, Mërgim Mavraj, i cili është shprehur se futbollistët e Kombëtares e kanë bërë veten, për të humbur besimin e tifozëve. Megjithatë ndeshje të tilla, shërbejnë për t’i rikthyer ata në fushën e lojës.
“Askush nuk e ka pritur këtë fitore. Jo se ka qenë presion i jashtëm, por më tepër ka qenë presion i brendshëm mes lojtarëve.. Gjatë ndeshjes kundërshtari ushtroi presion dhe na vuri në vështirësi. Kemi pasur shumë raste për të shënuar. Kishte pak tifozë, pasi e kemi bërë veten, ndërsa ndeshja për t’u fituar ishte ndaj Skocisë.
Edhe pas golit të parë kemi pasur raste që mund t’i përdornim më mirë si mundësi. Do të ecim me vetëdije drejt sfidave që na presin. Fitorja është një lirim për ne. Nuk duhet t’i japim shumë rendësi pasi është miqësore. E rendësishme ishte Skocia por edhe kjo miqësore na bën të ndihemi mirë”, u shpreh Mavraj për “RTSH Sport”. /Shqiperia.ch/