Mauro Ikard, kapiteni i Interit, ka folur për faqen zyrtare të klubit pas humbjes së befasishme me Sasuolon: “Të duartrokisnim publikun ishte minimumi që mund të bënim për të falënderuar ata që kishin ardhur për të na mbështetur, duke e bërë Interin skuadrën me më shumë tifozë në stadium, më shumë se një milion në vit.
Donim një tjetër rezultat për t’i falënderuar, por shkoi kështu. Ndodh në disa ndeshje që portieri kundërshtar pret gjithçka dhe nuk arritëm të konkretizonim lojën tonë.
Të shohim çfarë do të bëjë Lacio. Shpresojmë të mos fitojë dhe kështu do të kemi një tjetër shans në Romë.
Tani varemi nga të tjerët, për fat të keq. Pas ndeshjes me Juven, kemi treguar se jemi një grup dhe kemi dëshirë të bëjmë mirë. Pas disavantazhit, nuk arritëm të shënonim dhe të fitonim, por vlerat e kësaj skuadre duken në çdo ndeshje”, – ka thënë Ikardi.
Vipsport.al