You are here
Home > Kombëtarja > Matematika e Herzog dhe llogaritë “qesharake”: Mundim Skocinë dhe Shqipërinë, marrim ne kreun

Matematika e Herzog dhe llogaritë “qesharake”: Mundim Skocinë dhe Shqipërinë, marrim ne kreun

Një ndeshje e rëndësishme dhe shumë vendimtare është ajo mes Izraelit dhe Shqipërisë që do të luhet në datën 14 tetor, sa i përket “Ligës së Kombeve” dhe vazhdimësisë për më tej nga ana e dy Kombëtareve, të cilat do të kërkojnë të marrin maksimumin nga ky format i ri.

Deklaratë deri diku qesharake mund të konsiderohet ajo e trajnerit të Izraelit, Herzog, përpara dy takimeve të rëndësishme, pasi Izraeli do të luaj edhe me Skocinë, ndërsa kuqezinjtë tanë do të ndeshen ndaj Jordanisë në miqësore.

Matematika e tij është shumë e thjështë, Izraeli merr vendin e parë, pasi të mundi Skocinë dhe Shqipërinë. Deri këtu jemi në rregull, por sa e mundur është kjo gjë? Vetë trajneri do e mohonte dhe rrëzonte atë që do të shprehej më parë, duke treguar se renditeshin në vendin e 94 në FIFA.

“Ne do të kemi një tjetër ndeshje pas Skocisë në shtëpi dhe nëse fitojmë sërish ndaj Shqipërisë, atëherë do të shkonim në vendin e parë të renditjes. Nuk do të jetë aq e lehtë, por unë kam besim te skuadra ime. E dimë se çfarë na ka shkuar keq dhe se ku duhet që të përmirësohemi. Nuk më pëlqen të flas shumë për favoritët, sepse jemi në vendin e 94 në FIFA”, u shpreh Herzog, i cili duhet të mësoj se dëshira dhe realiteti, rrallëherë takohen së bashku. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top