You are here
Home > Kombëtarja > Maskë në fytyrë dhe fasho te gjuri, Manaj duket si një “luftëtar” te Albasete

Maskë në fytyrë dhe fasho te gjuri, Manaj duket si një “luftëtar” te Albasete

Rei Manaj është kthyer në një idhull te tifozët e Albasetes. Kjo jo vetëm për shkak të golave të shënuara nga ana e sulmuesit shqiptar, që janë të shumtë, por për sjelljen e tij brenda dhe jashtë fushës.

Tashmë ky lojtar ka ndryshuar rrënjësisht dhe bën gjithçka, vetëm për të qënë në fushën e blertë. Së fundmi, Manaj ka qënë në stërvitje me një fashë në gjurin e djathtë, sipas asaj që raportojn gazetat spanjolle në ditën e sotme.

Ndërkohë që pak kohë më parë, lojtari i Shqipërisë është parë me një maskë në fytyrë, pas asaj goditje të rëndë që morri gjatë ndeshjes së Albasetes, duke u përplasur me fytyrë në tokë dhe duke shkuar menjëherë në spital. Nuk bëhet fjalë për ankesa, justifikime dhe gjithçka tjetër për t’u larguar nga qendra stërvitore. Manaj tashmë më shumë po ngjason me një luftëtar në këtë skuadër. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top