
Më në fund tashmë Arlind Ajeti mund të buzëqesh lirisht. Mbrojtësi i Kombëtares, pas peripecive të kaluara së fundmi, ka firmosur me ekipin e Grashopërs.
Një rikthim ky i shqiptarit në Zvicër, teksa më parë ka qenë pjesë e Bazelit. Kontrata e tij përfundon në fundin e sezonit, por me të drejtën e rinovimit edhe për dy vite.
Klubi i Torinos e kishte Ajetin jashtë planeve të tij, ndërsa mbrojtësi i Shqipërisë e kishte të vështirë gjetjen e një ekipi. /Shqipëria.ch/