
Kreshnik Hajrizi është afrimi më i ri tek përfaqësuesja e Kosovës U-21. Shpresat e dardanasve duket se kanë rritur kualitetin e tyre me afrimin e lojtarit 19-vjeçar që luan me të rinjtë e gjigandëve zviceran të Yang Boysve U-21.
Kreshniku luan në rolin e qëndërmbrojtësit, dhe ka kryer shumë paraqitje dinjitoze me ekipin zviceran, teksa tek 21 vjecarët e Yang Boysit ai është një titullar i pa disukutueshëm dhe gjithashtu është kapiteni i ekipit të verdhezinjve. Mbrojtësi 19-vjeçar pritet të debutojë në sfidën që luajnë dardanasit 21 vjeçarë me ekipin e Izraleit, të vlfshme për kualifikimin në europianin e të rinjve. Ajo çka është për tu vënë në dukje është se Kosova U21 ka ende shpresë për një kualifikim të mundshëm.
Me ardhjen e Kreshnik Hajrizi, duket se mbrojta e dardanasve është konsoliduar ndjeshëm, teksa prapavija nuk mund të përbëjë më problem, ndonse pritet që ta shohim shumë shpejt të debutojë me Kosovën. Mbrojtësi është ka një rendimet të pëlqyer me zviceranët e Yang Boysave teksa ka luajtur 11 ndeshje në këtë sezon me skuadrën B të tyre.
Talenti shqiptar ka vendosur të braktisë Zvicrën, teksa më parë ka luajtur me të gjitha grupmoshat e helvetëve. /Shqipëria.ch/