You are here
Home > Futboll Bota > “Maratonomaku” që i mungonte Shqipërisë, Abrashi e ka nisur stërvitjen

“Maratonomaku” që i mungonte Shqipërisë, Abrashi e ka nisur stërvitjen

Nëse ka një lojtar që i mungon kombëtares shqiptare, atëherë ai padyshim që është Amir Abrashi. I cilësuar si “maratonomaku” dhe “frymëmarrja” e kuqezinjve, mesfushori që luan në Gjermani, është gjithmonë lojtari që përshkruan më shumë kilometra në fushë, në fundin e 90 minutave.

Pas një mungese të gjatë në fushën e lojës, Amir Abrashi mund t’i bashkohet Shqipërisë që në nëntor. Gjithçka varet nga koha dhe mënyra sesi gjërat do i shkojnë mesfushorit shqiptar. Deri në këto momente, Abrashi e ka nisur stërvitjen, duke iu bashkuar skuadrës.

Megjithatë ai ende nuk është i gatshëm për të luajtur për skuadrën e Freiburgut. Koha që Abrashi të rikthehet në fushën e lojës duket të jetë e afërt, ndërsa Shqipëria e pret me padurim rikthimin e një lojtari të tillë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top