You are here
Home > Kombëtarja > Marash Kumbulla është inspirimi i Veronës, nuk ka më shembuj te Ramos dhe Van Dijk

Marash Kumbulla është inspirimi i Veronës, nuk ka më shembuj te Ramos dhe Van Dijk

Për futbollistët e rinjë të Veronës dhe më saktësisht për mbrojtësit, nuk shihen më si idhuj lojtarë të kalibrit Serxho Ramos dhe Van Dijk. Pra duke ëndërruar të ardhmen e tyre, tashmë nuk është më e nevojshme që të shohin kaq larg.

“Si do të bëhesh në të ardhmen?”. Për një pjesëtar të akademisë së Veronës përgjigja është e thjeshtë: “Si Marash Kumbulla”. Mbrojtësi i Shqipërisë bëri kalimin nga të rinjtë te skuadra e parë dhe me vetëm një sezon, edhe ky i papërfunduar, mori vendin e titullarit dhe tashmë vlerësohet më tepër sesa 30 milionë euro.

Një shembull i pastër për të gjithë talentet e Veronës që kanë motiv më shumë për t’u stërvitur. Këtë e ka pohuar edhe vetë mbrojtësi Eugenio Bracelli i lindur në 2002. Për herë të parë ka bërë stërvitje me ekipin A të Veronës, duke marrë këshilla nga trajneri Juric. “Mua më pëlqen shumë mënyra sesi vepron klubi, Kumbulla e ka ndierë gjithmonë veten gati, në pozicionin e duhur. Të shohësh Kumbullën që bën kaq mirë është padyshim një stimul më tepër për ne të rinjtë”, është shprehur Bracelli./Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top