
Enis Bardhi është një prej futbollistëve më të mirë në “La Liga”, në kampionat elitar të Europës, që mban të mbërthyer pas ekranit shumë shikues. Ekzekutimi i goditjeve të dënimit janë specialiteti i tij, ndërsa interesimi për të transferuar këtë futbollist, është vërtet i madh.
Faktkeqësisht përfaqëson Maqedoninë, por në momentin e vendimit, të tilla ishin rrethanat dhe kjo ishte zgjedhja e lojtarit në fjalë. Megjithatë, vetëm nëse i referohemi fanellës së Kombëtares, mund të shohim se Bardhi i përket Maqedonisë.
Ky futbollist është gjithmonë i përkushtuar për të gëzuar zemrat e shqiptarëve, e këtë e bën sa herë t’i jepet mundësia. Së fundmi, së bashku me humanistin e njohur Halil Kastrati, kanë dhuruar një shtëpi një familje në nevojë në Pedujovë. /Shqiperia.ch/