Maqedonia ka gjetur “ferrin” në Kosovë, në ndeshjen e basketbollit që u zhvilluar për kualifikimet në “EuroBasket”.
Megjithatë, kundërshtarët kanë arritur të dalin prej tij, pasi në fund kanë fituar një ndeshje dramatike me rezultatin final 76-73. Një paraqitje fantastike ishte ajo e tifozëve, që edhe njëherë e kishin tejmbushur arenën e tyre, duke ia vështirësuar çdo minutë të kaluar kundërshtarit, pavarësisht fundit të takimit.
Basketbolli ngelet një sport shumë herë më i zhvilluar dhe i përparuar në Kosovë sesa në Shqipëri, e për të arritur deri në këtë përfundim mjafton vetëm të shohim njerëzit që e ndjekin më nga afër atë. /Shqipëria.ch/