Pas momentit të përplasjes së frikshme midis legjonarit tonë, Rei Manaj, kundër mbrojtësit të Majorkës, Xisco, ky i fundit ra pa ndjenja në fushën e blertë, duke shtangur të gjithë të pranishmit, pasi kishte humbur ndjenjat.
Mbrojtësi ishte në një gjëndje kritike për jetën deri para pak minutashm dhe çdo kush ishte i frikësuar për gjëndjen e lojtarit. Pas përplasjes, kunderjt lojtarit kuqezi, Rey Manaj, erdhën një lumë thirrjesh nga stadjumi. Menjëherë pas mbylljes së takimit midsi Majorkës dhe Albacetes, sulmuesi shqiptar u shprerh për atë çka ndodhi.
“Më vjen keq pëe Xisco, por mendoj që ishte një kërcim i vështirë. Unë kërceva lart të kap topin, ishte e paimagjinueshme, dhe më pas unë u përplasa me Xiscon. E pranojë, kam marrë mesazhe kërcënuese, dhe shumë mesazhe të tjerat negative në rrjete sociale dhe në stadium. Respektoni njerzit dhe asgjë më shumë. Futbolli është i tillë dhe kjo gjë mund të ndodhte në të gjithë botën”, përfundoi Manaj.
Duket se ky incident midis dy lojtarëve në fushën e lojës, nuk është kapërdirë lehtë nga tifoze dhe sportëdashës të ndryshëm, të cilë i kanë kaluar dhe caqet e imagjinatës, duke kërcënuar legjionarin tonë dhe me vdekje. /Shqipëria.ch/