You are here
Home > Kombëtarja > Manaj nuk stërvitet me grupin, trajneri i Albasetes: Ka probleme me disiplinën

Manaj nuk stërvitet me grupin, trajneri i Albasetes: Ka probleme me disiplinën

Talenti nuk i ka munguar ndonjëherë, por disiplina po. Ky është një fakt për Rei Manajn, i pranuar edhe nga vetë trajneri Reja, i cili pak kohë më parë për mediat italiane u shpreh: “Kur erdha te Shqipëria më sugjeruan se Manaj është një person i vështirë për t’u kontrolluar nga aspekti i disiplinës, megjithëse mua nuk më rezultoi kështu”.

Por në të njëjtin mendim nuk është trajneri i klubit të Albasetes, pasi në Spanjë bëhet e ditur se Manaj stërvitet veçmas grupit, pikërisht për shkak të mungesës së disiplinës që sulmuesi shqiptar ka treguar. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri Ramis me fjalët: “Është një mungesë disipline dhe po bën stërvitje të veçantë. Në kemi folur si staf drejtues dhe ky është vendimi”. Nisur nga këto fjalë, Manaj duhet të ndryshojë sjelljen e tij jashtë fushe në mënyrë që të mos ketë telashe të mëdha.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top