You are here
Home > Futboll Bota > Manaj mund të ndryshojë historinë në Spanjë, çështje kohe për teknologjinë

Manaj mund të ndryshojë historinë në Spanjë, çështje kohe për teknologjinë

Rasti i Manajt në takimin mes Granadas dhe Albacetes mund të ndryshojë edhe historinë në kampionatin spanjoll. Më saktësisht, bëhet fjalë për ligën e dytë, atje ku të dyja skuadrat e sipërpërmendura të cilat do të luftojnë për ngjitjen në “La Liga”.

Sfida direkte është mbyllur me rezultatin 1-1, ndërsa një gabim fatal ishte ai i arbitrave që u ndërmorr në fillimin e pjesës së parë. Manaj pasi vodhi një top të bukur nga mbrojtësit kundërshtar, u ndal në mënyrë të gabuar nga futbollisti i fundit i Granadas. Sikur të mos mjaftonte barrela për të dalë nga fusha, arbitri vendosi që ta kalonte vetëm me një karton të verdhë këtë rast.

Duke parë rëndësinë e ndeshjes e minutën për të cilën bëhej fjalë, kartoni i kuq i merituar kundër lojtarit që gaboi ndaj Manajt, do të ndryshonte gjithë fatin e takimit. Menjëherë pas asaj ndeshje, sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, drejtuesit e Albacetes po e kërkojnë me ngulm VAR-in në këtë kampionat. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top