
Rei Manaj nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e sotme të ekipit të Albasetes, që lufton në Spanjë për t’u ngjitur në elitën e këtij kampionati. Futbollisti kuqezi ka udhëtuar drejt Milanos, ndërsa kartonin e tij e zotëron ende Interi.
Ende nuk bëhen të qarta arsyet se përse ky udhëtim është bërë pikërisht në këtë moment, kur dihet edhe gjendja delikate e Albasetes, që luan gjithë sezonin e saj. Do të ishte vetë klubi spanjoll që do të njoftonte largimin nga stërvitja të Manajt për të udhëtuar në Milano, sigurisht kjo e ardhur me lejen e tyre. Sipas të gjitha gjasave sulmuesi shqiptar do të largohet nga spanjollët në fundin e këtij sezoni, pasi viti futbollistik 2019 është i gjithi për t’u harruar nga ana e tij. /Shqiperia.ch/