You are here
Home > Kombëtarja A > Manaj dhe historia  moderne e lojtarëve të Instagramit. Mos ia vendosni fajin Panuçit!

Manaj dhe historia  moderne e lojtarëve të Instagramit. Mos ia vendosni fajin Panuçit!

Panuçi, Panuçi dhe sërish Panuçi. Nëse bëhet fjalë për fajtorin e vetëm të kësaj forme të dobët që po kalon Shqipëria, atëherë e keqja gjendet lehtësisht në figurën e teknikut italian.

Por ajo që ne duhet të kuptojmë, është fundja fakti që futbolli luhet nga lojtarët në fushë. E vërteta e zbuluar nga mediat shqiptare përpara pak kohësh, ishte vërtet për të vendosur duart në kokë. Menjëherë në përfundimin e ndeshjes ndaj Skocisë, Prenga dhe Manaj ndezën telefonin, për t’iu rikthyer përditshmërinë së tyre në rrjetet sociale.

Ulërimat e trajnerit Panuçi nuk do të kishin fund në këtë rast, madje me shumë të drejtë. Shqipëria dhe tifozët e saj po vuanin, ndërsa futbollistët modern, as që e vrisnin mendjen për turpërimin e ardhur në fushën e blertë.

Më parë, ndoshta turpëroheshim me rezultatet të thellë dhe ishim më pak rivalizues ndaj kundërshtarit, por futbolli ndihej më shumë se futbollistët do të shkonin gjithmonë kokëulur në dhomat e zhveshjes. Koha ka ndryshuar, kjo ëshët ajo e cirkut. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top