
Ditën e djeshme janë zhvilluar sfidat e rradhës të kampionateve të ndryshme në Europë, ku ndër to po ndalemi tek liga e dytë spanjolle. Kjo për shkak se në këtë kampionat luan edhe legjionari i kombëtares kuqezi, Rei Manaj. Sulmuesi iu bashkua spanjollve të Albacetes në korrikun e vitit të shkuar teksa me këtë ekip ka mundur të tregojë një formë të pëlqyeshme.
Me ardhjen e këtij viti kalendarik kjo skuadër nuk po kalon një moment të mirë, pasi në tre sfidat e fundit nuk ka mundur të marrë asnjë fitore. Mesa duket Albacete ka humbur rrugën e kampionatit, pasi vetëm pak javë më parë ishte pretendente kryesore për t’u ringjitur në elitën e futbollit spanjoll. Aktualisht skuadra ku është pjesë edhe Manaj, pas humbjes së djeshme e sheh veten në e vendin e tretë në La Liga 2 dhe pse mundësitë ekzistojnë akoma për të arritur vendin e parë apo të dytë në tabelën e renditjes, që të dërgon automatikisht në elitën spanjolle.
Përsa i përket lojtarit kuqezi, Rej Manajt, këtë sezon futbollistik ka mundur të jetë prezent plot 19 paraqitje duke shënuar 6 gola në kupë dhe kampionat.
Por në këtë vit 22 vjeçari ende nuk ka mundur të zhbllokohet duke u kritikuar edhe nga shtypi spanjolli, pasi pak kohë më parë për Manajn, u përfol se ishte ai që do të ndihmonte skuadrën e Albacetes për tu ringjitur në elitë./Shqiperia.ch/