You are here
Home > Futboll Bota > Mami të lutem, është vetëm Xhaka! Historia e Julianit vazhdon, zbret edhe në stërvitje

Mami të lutem, është vetëm Xhaka! Historia e Julianit vazhdon, zbret edhe në stërvitje

Sot është dita ndërkombëtare e njërëzve që vuajnë nga “Sindroma Down” dhe shumë skuadra dhe futbollistë janë sensibilizuar me këtë gjë. Ndër to është edhe lojtari shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, teksa ka postuar edhe një video në profilin e tij në rrjetet sociale.

Në atë video duket se Graniti ka një miqësi të fortë me një fëmijë që vuan nga kjo sindromë, Juljanin. Ylli i Arsenalit u shpreh se kur e pa për herë të pare, krijoi menjëherë një lidhje speciale me këtë fëmijë, teksa veçoi faktin se ka edhe një buzëqeshje ëngjëllore.

Për herë të parë Xhaka e takuar Julianin kur luante në Glabah, ndërsa shpeshherë e ka cilësuar si një leksion jete për të gjithë. Juliani mbi të gjitha është edhe një fans i madh i Granitit, ndërsa vetëm para pak kohësh u publikua edhe komunikimi i tij me lojtarin nëpërmjet internetit.

“Të lutem mami, ai është vetëm Xhaka”, tha mes të qeshurave fëmija në fjalë. Me kënaqësinë e madhe për të luajtur sadopak me lojtarët e Arsenalit në qëndrën stërvitore, por mbi të gjitha me Granit Xhakën, Juliani i lumturuar ka kaluar sot një ditë ndryshe nga të tjerat. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top