Të shumta janë rastet e lojtarëve shqiptarë që kanë zgjedhur Greqinë, por asnjë precedent i vetëm për një futbollist që bën karrierë të madhe. Nuk mund të veçohet edhe Durmishaj në këtë aspekt, të paktën deri në këtë moment.
Që nga momenti kur ky futbollist zgjodhi të braktiste kuqezinjtë, nuk e ka gjetur më rrjetën. Goli i fundit i tij është kundër PAOK, në kohën kur ishte ende pjesë e Shqipërisë. Jo pak, por 450 minuta janë ato që Durmishaj ende nuk ka arritur të shënojë në kampionatin grek, ndërsa po kalonte një formë të jashtëzakonshme. Ndërkohë edhe Panionosi ndodhet në mesin e tabelës, duke u larguar nga të gjitha qëllimet për një vend në Europë. /Shqiperia.ch/