
Një kualifikim i madh ishte ai i Manchester United në ditën e sotme, që ka mundur me rezultatin 1-3 PSG. Pavarësisht fitores së francezëve në takimin e parë, tashmë duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos e kërkojnë edhe për një sezon tjetër “Champions League”.
Paratë nuk mund të garantojnë gjithmonë suksesin, për të mos folur për lumturinë. Por futbollisti që është trajtuar nga të gjitha mediat sportive, është Di Maria. Futbollisti argjentinas është larguar në mënyrën më të keqe të mundshme nga Manchester United, tashmë duke i dalë edhe kundër tifozëve anglezë në çdo kohë.
“Tradhëtar” e kanë quajtur këta të fundit në shumicën e kohës Di Marian, ndërsa argjentinasi nuk i ka lënë pas kundërpërgjigjen. Pas atij rasti në takimin e parë, me sulmuesin e PSG-së që pasi pa një shishe birrë në fushë që ishte nisur për të, e mori menjëherë në mënyrë ironike duke e pirë.
Ndërsa pas golit të sotëm të PSG-së, Di Maria shkoi menjëherë për të shfryrë sërish, me gëzimin e madh për atë realizim të Bernat. Fundi? Ai i merituari, me argjentinasin në lot që sot mori një leksion të madh, për një mosmirënjohje dhe hapje të gojës shumë përpara kohë, që kurrsesi nuk mund të kishte një fund të lumtur. /Shqiperia.ch/
Ini min pic.twitter.com/vusY9Vx4cy
— Febri Suciyanto (@febrisuciyanto) March 6, 2019