You are here
Home > Futboll Bota > “Malkuit e ka ulur në stol, Hysaj e ka mbyllur kapitullin”/ Në Itali mediat kanë vetëm një verdikt

“Malkuit e ka ulur në stol, Hysaj e ka mbyllur kapitullin”/ Në Itali mediat kanë vetëm një verdikt

Në kampionatin italian, Napoli arriti të merrte një fitore tepër të çmuar në minutat shtesë të takimit përballë skuadrës së Kaljarit. Këta të fundit pësuan golin e vetëm të takimit pikërisht vetëm pak para fundit të ndeshjes, ku suluesi Milik, i dha fitoren ekipit të Napolit.

Ajo çka ra në sy në këtë sfidë, ishte se mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj, nuk u aktivizua nga trajneri i tij, Ançeloti. Legjionari i Kombëtares dhe njëkohësisht lojtar i Napolit, këtë përballje mundi ta shohë vetëm nga pankina.  Tashmë në Itali, po shtohen akoma edhe më shumë zërat për një largim të mundshëm të shqiptarit nga Napoli.

Gazetari i njohur italian, Antonio Corbo, mbrëmjen e djeshme ka analizuar fitoren e Napolit në transfertën kundër Kaliarit. Ai e ka komentuar këtë përballje që skuadra e Ançelotit mori një fitore tepër të mundimshme në këtë sfidë. Corbo gjithashtu ka folur edhe për Hysajn, teksa ka theksuar se lënia e tij në stol dhe aktivizimi i pakët këtë sezon, përforcon akoma dhe më shumë idenë që shqiptari do të largohet nga Napoli.

“Shpesh herë, Malkut po e shohim të luajë në krahun e djathtë. Gjë kjo që ka ulur automatikisht Hysajn në stol. Sipas mendimit tim, gjithmonë e më shumë po përforcohet idea e largimit të shqiptarit tek skuadra e Chelsait”, u shpreh mes të tjeras gazetari i njohur, Antoni Corbo. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top