You are here
Home > Futboll Bota > Malcuit e bën të harrohet që tani, për largimin e Hysajt nuk ka as lot dëshpërimi

Malcuit e bën të harrohet që tani, për largimin e Hysajt nuk ka as lot dëshpërimi

Një histori e mbyllur tashmë, me Hysajn dhe Napolin që nuk i lidh më asgjë së bashku. Të paktën, në respekt të kontributit që shqiptari kishte dhënë deri tani te skuadra italiane, meritonte pak minuta në atë që do të jetë edhe ndeshja e tij e fundit, ajo ndaj Bolonjës.

Mirëpo Ancheloti nuk e ka parë të arsyeshme të aktivizojë për asnjë minutë të vetme shqiptarin. Të gjithë e dinë tashmë që shkodrani do të largohet nga ekipi, madje që në ditët e para të janarit. Mirëpo dëshpërimi apo lotët, janë të fundit që mund të shihen te tifozët e Napolit.

Duke u nisur nga komentet e tyre në rrjetin social “Twitter”, është mëse e qartë se Malkuit ka bërë që mungesa e Hysajt të mos ndihet ndaj Bolonjës. Madje, jo të paktë kanë qenë atë njerëz që janë shprehur të habitur sesi mund të luante futbollisti i Kombëtares tonë përpara Malkuit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top