You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Malazezët i kanë gjërat më të qarta, Kosovën e quajnë siç duhet…SHQIPËRI!

Malazezët i kanë gjërat më të qarta, Kosovën e quajnë siç duhet…SHQIPËRI!

Edvin Kuc është emri më i ri që i është bashkuar Ballkanit, ekipit që luan në Kosovë. Flasim për një lojtar malazez, që nuk ka kaluar pa vëmendje edhe nga mediat e shtetit të tij.

Mirëpo, ndryshe nga ato serbe, në Malin e Zi duket se disa gjëra i kanë më të qarta. Njëra prej mediave më të njohura, ka pasqyruar edhe këtë arritje marrëveshjes duke e titulluar: “Nga Rudari, në Shqipëri”.

Kështu është njoftuar kalimi i mesfushorit 25-vjeçar që ka luajtur me Rudarin në Malin e Zi, për t’u larguar drejt trevës shqiptare të Kosovës. Ajo që është disi e turpshme është fakti që vetë disa prej mediave shqiptare e konsiderojnë si një keqkuptim këtë përkufizim të mediave fqinje, duke i mëshuar faktit se jemi dy shtete të ndara. Ndërkohë që qëndrimi që duhet mbajtur në një vend të tillë, duhet të jetë krejtësisht i ndryshëm. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top