
Malaga ka gabuar në ditën e sotme, teksa nuk ka marrë më shumë një barazim në transfertë ndaj Tenerifes. Një barazim pa gola që kurrsesi nuk mund të nxjerrë si fitues ekipin e Malagas, që kërkon me ngulm ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll.
Megjithatë, në këto rezultate dëshpëruese, Keidi Bare është ai që sjell buzëqeshjen e madhe. Për herë të tretë rradhazi, mesfushori shqiptar jo vetëm që ka qenë në fushë për 90 minuta, por ka shkëlqyer me lojën e tij.
Duartrokitje nga të gjitha krahët për të, por më e rëndësishme nga të gjitha, është mendimi i tifozëve. “Çfarë bën Keidi Bare”, është pak a shumë ky konkluzioni i sportdashësve, të cilët kanë mbetur të shtangur nga paraqitja fantastike e shqiptarit me Malagan. Vetëm 3 ndeshje i janë dashur këtë futbollisti për të fituar dashurinë e spanjollëve, e këtë mund të vërtetosh lehtësisht në “Twitter”. /Shqiperia.ch/