
Keidi Bare është shndërruar në një nga futbollistët më të rëndësishëm te skuadrës së Malagas, vetëm brenda pak kohësh. Maratonomaku që nuk lodhet kurrë, pikërisht ky është lojtari i Shqipërisë që i ka mahnitur të gjithë në Spanjë, me përkushtimin që jep për 90 minuta.
Megjithatë kjo nuk ka mjaftuar për skuadrën në fjalë, që rrezikon seriozisht që të mos ngjitet në La Liga për sezonin tjetër, pasi ka marrë shumë rezultate negative. Ndeshja e ardhshme do të jetë ndaj Ovideos dhe mesfushori shqiptar ka premtuar fitoren për tifozët. Ndërkohë vetë Malaga nëpërmjet fjalëve dhe imazhit të Bares, kërkon tifozët në stadium duke premtuar “luftë”. /Shqiperia.ch/
📺 Nosotros luchamos, vosotros apoyáis. Juntos #SomosMálaga
¡El lunes #LaRosaleda se llena! pic.twitter.com/hSblm0rc8H
— Málaga CF (@MalagaCF) May 10, 2019