
Është koha e shqiptarëve në Bundesligë, këtu nuk ka më dyshime. Në kohët e hershme, futbollistët shqiptarë që luanin në këtë kampionat, numëroheshin me gishtat e dorës.
Por në javët e fundit, dëgjojmë gjithmonë e më shumë emra të futbollistëve shqiptarë, të cilët preferohen nga ekipet elitare të kampionatit gjerman. Disa prej tyre, kanë arritur edhe të lënë gjurmë, si në rastin e Florent Muslija.
Sulmuesi 20-vjeçar arriti të shënonte golin e nderit, në humbjen e Hanoverit me rezultatin 1-4 në transfertë ndaj Frankfurtit. Muslija nuk ka gabuar teksa gjendej në brendësi të zonës, ndërsa e ardhmja e tij duket e garantuar. Deri më tani futbollisti është grumbulluar nga të rinjtë e Gjermanisë, por ngelet ende enigmë zgjedhja e tij përfundimtare sa i përket përfaqësueses në mënyrë përfundimtare. /Shqipëria.ch/