You are here
Home > Kombëtarja > Lukaku asfiksohet nga Marash Kumbulla, Conte e nxjerr inatin te trajneri Juric: Mos më çaj k***n ti

Lukaku asfiksohet nga Marash Kumbulla, Conte e nxjerr inatin te trajneri Juric: Mos më çaj k***n ti

Marash Kumbulla është në një gjendje të jashtëzakonshme dhe po e dëshmon në çdo ndeshje që meriton të gjitha vlerësimet e bëra. Jo më kot për mbrojtësin e Shqipërisë interesohen skuadrat më të mira në Itali, por shpeshherë duke dalë në media edhe për klube të tjera të mëdha në Europë.

Në ditën e sotme Kumbulla është duke luajtur ndaj Interit, ku Verona fitoi në shifrat 1-0 në pjesën e parë dhe është përmbysur me fillimin e së dytës. Një 45 minutësh thuajse në perfeksion për mbrojtësin shqiptar që si detyrë i është lënë nga trajneri mbulimi i Lukakut.

Ky i fundit e ka pasur të pamundur që të kontribuojë në sulmin e zikaltërve, ndërsa sapo topi shkon te belgu, ndien menjëherë mbrapa mbulimin e Kumbullës që nuk e lejon të bëj asnjë hap më tepër. “Kumbulla po e bën Lukakun për maskë oksigjeni, nuk po merr dot frymë”, janë komentet e shpeshta që postohen në “Twitter” në këto minuta pas mbylljes së pjesës së parë.

Një tjetër duel mes këtyre lojtarëve ishte në minutën e 36, teksa në një aksion premtues dy lojtarët e fundit në duel ishin Kumbulla dhe Lukaku. Nëse ky i fundit do të kalonte mbrojtësin shqiptar, atëherë do të dilte para portierit kundërshtar.

Por lojtari shqiptar fitoi me zgjuarsi një faull, për ta mposhtur edhe njëherë tjetër. Kaq ka mjaftuar që Konte të dalë nga vetja dhe pas pakënaqësisë me arbitrin, t’i kthehet trajnerit të Veronës: “Mos më ça k***n ti! Qetë”. E menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Juric: “Hesht ti”.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top