
Me fitoren e djeshme të Izraelit kundër Skocisë, është rritur edhe optimizmi në kampin e tyre. Ata arritën të mposhtnin dje me rezultatin 2-1 skuadrën e Skocisë, duke marrë tre pikë shumë të vlefshme në tabelën e renditjes në Ligën C.
Stafi i Izraelit është treguar shumë optimist për ndeshjen e rradhës që ka kundër Shqipërisë, teksa janë shprehur se mundësitë janë të shumta të mposhtin edhe kuqezinjtë e drejtuar nga Panuçi ditën e dielë. Me lojën që bënë kundër Skociës, optimizmi është tepër i lartë tek izraelitët, teksa në një intervistë të dhënë për mediat vendase, një prej pjestarëve të stafit të kundërshtarëve tanë, Rotensteiner, shprehet i sigurt te sukesi në ditën e dielë.
“Me këtë lojë, mund të mundim edhe Shqipërinë. Ndonëse ata janë favorit në letër, me ndihmën e tifozëve tanë dhe me faktorin fushë, me do të bëjmë të pamundurën për të marrë tre pikët. Ndaj Skocisë me të vërtetë ishin 10.000 tifozë, por ata i dhanë shumë kurajo skuadrës, për të marrë atë fitore, tashmë presim edhe më shumë spektatorë ndeshjen e rradhës”, u shpreh Rotensteiner. /Shqiperia.ch/