
Në mbrëmjen e sotme, Lacio ka një transfertë të vështirë, pasi do të përballet me ekipin e Frankfurtit. Në Gjermani asgjë nuk do të jetë e lehtë dhe këtë e di më së miri, trajneri i lacialëve, Inzagi.
Megjithatë, kjo nuk e detyron italianin që në këtë ndeshje, të zbres me formacionin më të mirë. Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, edhe në këtë takim pritet që si titullar ta nisi gardiani Proto. Ky i fundit luajti nga minuta e parë edhe në takimin e mëparshëm të zhvilluar nga ana e Lacios në “Europa League”.
Ajo që përbën interes, është fakti se ndaj Frankfurtit pritet të debutojë mesfushori shqiptar, Valon Berisha. I ardhur me bujë nga ekipi i Salzburgut, Berisha duhet të tregojë sesa vlen te Lacio, për të pasur një vend titullari në takimet e ardhshme. /Shqipëria.ch/