You are here
Home > Kombëtarja > Luhet kundër Kosovës, trajneri Alban Bushi shpall sot listën e Shqipërisë

Luhet kundër Kosovës, trajneri Alban Bushi shpall sot listën e Shqipërisë

Shqipëria U-21 do të ketë një ndeshje në muajin tetor, të vlefshme për kualifikueset e Europianit. Një përballje që do të jetë disi më e veçantë në përmbajtje, pasi luhet kundër Kosovës U-21 në datën 15 tetor.

Lista do të shpallet në mëngjesin e sotëm, në orën 11:00. Ky është njoftimi që vjen nga FSHF, ndërsa së bashku me të, do të vijnë edhe shpjegimet e trajnerit Bushi për lojtarët që ka ftuar.

Kuqezinjtë e vegjël nuk janë në rrugën e duhur për të prekur ëndrrën në këto kualifikuese, pasi në 4 ndeshje kanë grumbullar 2 pikë. Por gjithsesi qëllimi i Shpresave është që të dërgojë sa më tepër elementë Kombëtaren A, ashtu siç e ka pranuar edhe vetë trajneri Bushi.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top