You are here
Home > Futboll Bota > Luhet derbi në Kroaci, Tomic e nis me “krahë shqiptarësh” (FOTO)

Luhet derbi në Kroaci, Tomic e nis me “krahë shqiptarësh” (FOTO)

Në Kroaci luhet derbi i kryeqtetit.  Lokomotiva e Uzunit pret Hajdukun e Split në një luftë për pikë. Trajneri Tomic po bënë një punë mjaft të mirë duke i renditur të tijët aktualisht  në vendin e tretë. Ecuria pozitive është aq e dukshme saqë tifozët e Lokomotivës sot do të shpërthejnë në spektakël pasi derbi ka emocione të shumëfishta. E për të arritur në një sukses i cili do të mbante gjallë edhe shpresën për një biletë në Champions, Tomic e nis me më të mirët.

Ndaj Hajduk Split do të sulmohet me krahë shqiptarësh. Në të majtë Myrto Uznin dhe në të djathë Lirim Kastrati, për të mbështetur Radonjic. Në letër gjithcka është e hapur, por tek Lokomotiva i besojnë dyshes shqiptare Uzuni-Kastrati aq sa pozitat e tyre nuk diskutohen në asnjë moment të vetëm balotazhi mes tyre. Një fitore në derbi do të krijonte një atmosferë të jashtëzakonshme tek Lokomotiva e cila po përjeton një sezon si kurrë më parë./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top