
Armando Sadiku nuk ka arritur të gjejë golin me Luganon në përballjen e Xamaxit, pavarësisht se u rikthye si titullar pas shumë kohësh. Trajneri Celestini i ka besuar për 90 minuta sulmuesit shqiptar, që nuk është në formën e tij më të mirë.
“Cdt.ch” ka raportuar ndeshjen e sotme që është zhvilluar, atje ku Lugano nuk shkoi më shumë sesa një barazim 1-1. Arritja në Europë vështirësohet së tepërmi për skuadrën ku është huazuar Sadiku, që heq dorë nga vendi i tretë. “Sadiku ka pasur dy shanse të mira në 15 minutat e fundit të takimit, por dështoi keqazi. Tani gjithçka mund të ndodh, në një kuptim, ose në një tjetër. Sadiku përsëri, është në krye të listës”, shkruan media zvicerane. /Shqiperia.ch/