Kombëtarja shqiptare ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 ndaj Izraelit, falë golit të realizuar nga ana e Taulant Xhakës.
Goli i parë me Kombëtaren, “luftëtari” është kthyer më në formë se kurrë. Një goditje nga jashtë zone nuk i ka lënë mundësinë Hamiovit për t’u kundërpërgjigjur. Në deklaratën e tij pas ndeshjes, Xhaka është shprehur se goli i realizuar ishte një “sekret” nga babai.
“Para ndeshjes babai më tha nese ke mundësi të gjuash, godit dhe shëno. Jam shumë i kënaqur për golin e parë në kombëtare, kemi lozur shumë mirë dhe është një fitore e rëndësishme. Unë i kam marrdhëniet shumë mirë me Panuçin dhe ia shpërbleva besimin. Ndeshja ishte shumë e mirë, e nisëm lojën agresive, dhe kundër Skocisë do të jetë tjetër ndeshje”, përfundoi Xhaka. /Shqipëria.ch/