Atalanta ka shkruar historinë pas ndeshjes me Sasuolon, pasi me fitoren e arritur në shifrat 3-1, ka arritur të sigurojë grupet e “Champions League”. Berat Gjimshiti u shndërrua në një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit nga Bergamo, duke u aktivizuar gjithmonë si titullarë, në takimet më delikate.
Por tashmë një luftë e re ka nisur për mbrojtësin kuqezi, që është ajo e qëndrimit në skuadër. Atalanta do të përforcohet përpara turneut më të rëndësishëm europian, ndërsa Gjimshiti duhet të bind trajnerin se mbrojtja nuk duhet të preket.
Në intervistën pas festimeve, Gasperini ka paralajmëruar ndryshimet në merkato’ ‘Merkato? Unë nuk kam dyshime. Duhet të përforcohemi tani që jemi edhe me Barcelonën. Të gjithë janë bërë më të mirë këtë sezon sa i përket nivelit të tyre”, ka thënë Gasperini. /Shqiperia.ch/