You are here
Home > Futboll Bota > “Lufta” ka nisur! Shaqiri komenton në gjuhën serbe, reagimi i tifozëve e detyron ta fshijë

“Lufta” ka nisur! Shaqiri komenton në gjuhën serbe, reagimi i tifozëve e detyron ta fshijë

Një koment i pa menduar mirë, ka bërë që “lufta” mes Shaqirit dhe tifozëve serbë të nis përpara kohe. Provokimi drejt mesfushorit nisi nga gazetarët serb pas ndeshjes mes Liverpulit dhe Crevena Zvezdës, teksa një prej punojsëve të “Kurir” i ka thënë lojtarit shqiptar: “Eja të bëjmë një intervistë në gjuhën tënde”.

Shaqiri e ka injoruar gazetarin serb, ndërsa këta të fundit nuk mund ta lënë shtegun pa u kapur mirë pas tij. Futbollisti shqiptar pa u menduar gjatë, i ka komentuar në “Instagram” ish-shokut të skuadrës te Stoke, Erik Piters, në gjuhën serbe për ta përgëzuar për golin.

Por “Kuririt” nuk mund t’i shpëtonte kurrsesi një koment i tillë, që pavarësisht se është fshirë në kohë rekord nga ana e shqiptarit, gjurma është lënë. Të shumta kanë qenë komentet e tifozëve serbë, të cilët e kanë ironizuar Shaqirin, duke i thënë se nuk mund ta harrojë gjuhën e origjinës. Takimi mes Crevena Zvezdës dhe Liverpulit do të luhet pas disa ditësh, ndërsa “lufta” në distancë mes Shaqirit dhe tifozëve serbë ka nisur prej kohësh. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top