
Ardian Ismajli mund të luajë ndeshjen e tij të fundit ne fanellën e Kosovës U-21. Kjo për shkak jo vetëm të moshës së tij 22 vjeçare, por se edhe pak ditë më parë ai kishte refuzuar ftesën e trajnerit zviceran, Shaland, për tu bashkuar te ekipit i parë të dardanasve.
Ismajli është gjithashtu edhe kapiteni i shpresave të Kosovës, ku ftesën së Shaland ai e refuzoi ftesën për shkak të mënyrës së trajtimit nga përfaqësuesja e madhe e dardanasve. Kjo ka qënë një nga arsyjet e argumentimit të lojtarit. Ndonëse futbollisti që luan tek klubi kroat I Hajdukut të Splitit, lë derën hapur për t’iu bashkuar ekipit Kombëtar të Shqipërisë. Sfida që ka Kosova U-21 kundër Izraelit U-21, është ndeshja e fundit që mborjtësi Ismajli luan për ekipin shpresa, ku më pas do të vendosë se ku do të shkojë, tek Kosova e Shaland, apo tek Shqipëria.
Kohët e fundit kuqezinjtë e Panuçt po shfaqin shumë probleme në qëndër të mbrojtjes, ku në qoftë se Ardian Ismajli do të refuzojë t’i bashkohet ekipit të Shaland, atëherë do të ishte një zhjidhje e përkryer nga trajneri Panuçi. Gjasat janë disi të pakta, por qëndërmbrojtësi dardanas nuk i ka mbyllur derën. Shqipërisë. /Shqiperia.ch/